Neroni ishte perandor shumë popullor!

28

Është thënë e shkruajtur shpesh se Neroni fërkonte duart dhe qeshte ndërkohë që Roma digjej, por në lidhje me këtë perandor ka patur të paktën një keqkuptim. Sot, Neroni kujtohet si një prej tiranëve më të çmendur dhe të urryer të Romës. Megjithatë, publiku romak në fakt e adhuronte Neronin gjatë dhe pas jetës së tij. Ndonëse Neroni persekutoi pakicën e krishterë që më vonë do të dominonte perandorinë dhe do formësonte kujtesën perëndimore, të krishterët ishin pikërisht të tillë: një minoritet. Pjesa tjetër e Romës e adhuronte perandorin.

Ai ishte kaq popullor me pjesën tjetër të publikut romak, saqë shumë prej tyre kërkonin që të varroseshin me portretin e tij, edhe shumë kohë pasi Neroni kishte vdekur. Ai ishte veçanërisht i adhuruar, po ta krahasosh me pasardhësit e tij. Nuk i bëri dëm që gjatë jetës, ai udhëhoqi përpjekjet e shpëtimit gjatë Zjarrit të Madh që nuk e nisi. Perandori përmirësoi gjithashtu sistemin e shpërndarjes së ushqimit për të varfrit. Pas vdekjes së tij të parakohshme në një komplot, Neroni pati një adhurim të ngjashëm me atë të Elvis Preslit. Në të gjithë perandorinë, njerëzit thërrisnin Neron, me shpresën që ai nuk kish vdekur. Ata mendonin se ishte në mërgim, në pritje për ditën e duhur që të rikthehej dhe ta çlironte Romën prej perandorëve të mërzitshëm dhe dritëshkurtër si Oto dhe Galba.

Comments are closed.