Njihet si një nga emrat më të mirë të muzikës live, këndon secilin vikend në diskotekat në Zvicër, ahengje të ndryshme familjare, por duke mos harruar edhe projektet e shumta muzikore, të cilat i bën për publikun që e ndjek gjithmonë. Djaloshi nga Kosova që jeton në Zvicër, Nerim Berisha vjen në një rrëfim mbi karrierën e tij për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Je rikthyer me një projekt të ri, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?
Në këtë projekt të ri bëhet fjalë për një duet së bashku me kolegun Stiven Hasanaj, kolegen Vushe Mjaku dhe Leyla Gjakovën, bashkëpunëtorët e këtij projekti realizimi punimi i këngëve është Armend Mustafa, tekstshkrues Valmir Delija kurse një nga tekstet, e cila quhet ‘Gjakun e ëmbël, e kam shkruar vet.
KOHA: Sa i kënaqur je nga ky projekt?
Me projekt jemi shumë të kënaqur.
KOHA: A ju ka munguar publiku pasi atij i keni munguar shumë, sepse projekti është pritur mjaft mirë?
Publiku më mungon gjithmonë, dua gjithmonë të jem afër publikut.
KOHA: Me çfarë është marrë gjithë kësaj kohe Nerimi jashtë muzikës?
Jashtë muzikës jam marrë dhe me punë, punoj në Zvicër me një fabrikë dhe kaloj shumë mirë, unë kam dhe studion në bashkëpunim me dy shokët e mi merrem dhe me studio, Studio Maxy aty punojmë unë, Stiven Hasanaj dhe shoku im Maxy, jashtë muzikës i jap rëndësi dhe familjes shumë.
KOHA: Jeton në Zvicër, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mall më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?
Kur vizitoj vendet ku flitet shqip dhe frymë marr më ndryshe, nuk ka askund si vendlindja jote.
KOHA: Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?
Muzikën e kam pasion e dua shumë krahas asaj jam dhe secilin vikend i angazhuar në mbrëmje për momentin gjendem vikendeve në diskotekën Macumba në Friburg, muzikën e dua dhe e bëj me zemër.
KOHA: Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?
Surprizat nuk do të mbarojnë, mendoj se kam shumë projekte të reja solo dhe duete.
KOHA: A keni vendosur të bëni edhe ndonjë album me përmbledhjen e gjithë hiteve?
Mendoj se edhe albumi deri verës së vitit 2020 do jetë gati.
KOHA: A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?
Mendoj se puna e klikimeve është krejt populli ata e vlerësojnë punën time nëse ka për të pëlqyer atë e vlerëson publiku.
KOHA: Ke pasur udhëtime të shumta sa kemi pasur mundësi të ju ndjekim, kanë qenë udhëtime pune apo private?
Udhëtimet e mia janë më shumë me punë po ka raste edhe udhëtim normal me qenë.
KOHA: Sa i përmbushur është Nerimi në jetën private, për gjithë ata që nuk e dinë a mund të mësojmë si është statusi juaj?
Jeta private e imja është normale si secili njeri, jam familjarë kam një jetë normale, jetoj i lumtur me gruan dhe vajzën time e cila është 5 vjet, jam shumë i lumtur si një 36 vjeçarë.
KOHA: Cilat janë planet e afërta?
Planet e mia janë gjithmonë me qenë aktiv në punë sidoqoftë mos me u ndal, do të ketë projekte shumë të mira në të ardhmen, publiku më jep forcë për të punuar më shumë.