Katmandu, 14 prill – Të paktën tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar kur një aeroplan i vogël për udhëtarë është përplasur në një helikopter, i cili ka ateruar në një aeroport në rajonin e malit Mont Everest në Nepal, përcjellë KOHA.
Fatkeqësia ka ndodhur derisa aeroplani i vogël i kompanisë “Samit Er” ka tentuar të fluturojë nga vendi Lukla drejt Katmandus. Aeroplani ktheu në pistë dhe është përplasur në helikopterin e kompanisë “Manang Er”.
Edhe aeroplani edhe helikopteri janë pronë e kompanive private, të cilat transportojnë turistë dhe popullatën lokale deri te vendet e largëta në Nepal. (koha.mk)