Berlin, 16 tetor – Neonazistja e njohur gjermane Ursula Haverbek sot sërish ishte dënuar për mohim të Holokaustit, këtë herë me gjashtë muaj burg. Gjykata e Qarkut në Berlin e dënoi Haverbekun sepse që në janar të vitit 2016 në një ngjarje në kryeqytetin gjerman ka thënë se Holokausti nuk ka ndodhur dhe nuk ka pasur dhoma gazi në llogorin famëkeq nazist Aushvic. Haverbek (88), e cila ka të drejtë të ankesës, deklaroi se gjykimi kundër saj është i padëshifruar. Ajo paraprakisht ishte gjykuar me dënim me burg, për shkak të përmbajtjes të disa shkrimeve që i ka shkruar për gazetën “Zëri i Rajhut”, në të cilat ajo e ka mohuar Holokaustin, që është vepër penale në Gjermani.