Sofje, 25 mars – Kisha Ortodokse Bullgare do të vazhdojë që të ndihmojë për zgjidhjen e statusit të kishës, paralajmëroi sot patriarku bullgar Neofit.
” E rëndësishme është që të konfirmohet emri i vendit dhe besoj se gradualisht do të shkojmë drejt gëzimit. Do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme që vëllezërit tanë të Maqedonisë të jenë të plotë”, deklaroi Neofit duke iu përgjigjur pyetjes së “Bëgënes” se në cilin nivel janë marrëdhëniet dhe nëse kisha bullgare do të vazhdojë që ta ndihmojë kishën në Maqedoninë e Veriut.
Patriarku Neofit sot ka mbajtur liturgji në kishën “Shën Sofia” me rastin e festës së sotme ortodokse.