Nëntori i këtij viti ka qenë muaji më i ngrohtë nga vitit 1951 e këtej, por edhe më i lagësht në nivel të vendit. Siç informon DPHM, muajin e kaluar u regjistruan më shumë se 17 me temperaturë maksimale mbi 15 gradë, me përjashtim të Mavrovës. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej 6,3 gradë në Mavrorë deri 13,6 gradë në Demir Kapi. Krahasuar me temperaturat mesatare të nëntorit nga viti 1981 deri 2010, temperatura e sivjetme janë më të larta për 4,8 gradë.
Temperatura më e lartë maksimale ishte 25,7 gradë Celsius, e matura më 6 nëntor në Shkup (Zajçev Rid), ndërsa ajo mesatare ka lëvizur prej 10.2 në Mavrovë deri 18,5 gradë në Gjevgjeli.
Temperatura më e ulët minimale prej -1,8 gradë më 30 nëntor është matur në Mavrovë dhe ishte më e lartë nga ajo minimale e matur në tetor të vitit të kaluar. Temperatura minimale mesatare ka lëvizur prej 3,4 gradë në Mavrovë deri 10,4 gradë në Gjevgjeli.
Në nëntor të vitit 2019, reshje të shiut ka pasur 52 milimetra në Kriva Pallankë deri 214 në Mavrovë. Temperaturë maksimale ditore e reshjeve prej 36 milimetra është regjistruar në Mavrovë më datën 13 të nëntorit. Reshjet kanë qenë të shiut dhe kanë qenë më të larta nga mesatarja në tërë territorin e vendit, më shumë në pjesën perëndimore se sa në atë lindore.
Krahasuar me vlerën mesatare të nëntorit 1981-2010, reshje e përgjithshme të matura kanë qenë 29 milimetra apo 41 për qind më të mëdha nga mesatarja në nivel të vendit. (koha.mk)