Londër, 25 tetor 2018 – Në Evropën Perëndimore temperaturat në nëntor do të jenë më të ulëta nga ato mesatare, njoftoi sot kompania Veder.
Paralajmërimi i parë i dimrit vjen këtë fundjavë me erë të ftohtë nga veriu, i cili sjellë të ftohtë nëpër pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa në Evropën Lindore dhe Jugore do të jetë më ngrohtë, deklaroi meteorologu kryesor i kompanisë Tod Kraford.
Megjithatë, siç po hyjmë në dimër, do të vijë deri në harmonizim të forcave, të cilët do të shkaktojnë dimër të ftohtë nëpër Evropën Veriore, ndërsa nëpër Evropën Jugore temperaturat do të jenë nën vlerat normale dhe do të sjellin kushte për erë.
Parashikimet për nëntorin në shtetet nordike janë se do të jetë më ngrohtë mbi normalen, në Britani më ftohtë nga mesatarja, në Evropën Veriore më ngrohtë nga normalja në lindje, më ftohtë se sa normalja në perëndim dhe në jug të Evropës më ngrohtë nga normalja në lindje, ndërsa më ftohtë se sa normalja në perëndim.
Në dhjetor në vendet nordike parashikohet mot më i ngrohtë se sa normalja, në Britani më ngrohtë se sa normalja, ndërsa në lindje më ftohtë se sa mesatarja, ndërsa në Evropën Jugore pritet më ngrohtë nga moti normal.
Parashikimet për janarin janë se në vendet nordike do të jetë më ftohtë se sa normalja, në Britani më ftohtë se sa mesatarja, si dhe në Evropën Veriore, ndërsa në Evropën Jugore pritet mot më i ngrohtë se sa normalja. ff/