Kajro, 5 gusht – Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në afërsi të qendrës mjekësore në kryeqytetin egjiptian Kajro, kumtoi në mëngjes Ministria e Shëndetësisë, lajmëron DPA.
Shpërthimi para Institutit kombëtar për onkologji ka ndodhur mbrëmë vonë, pas përleshjes në të cilën kanë marrë pjesë shumë automobila, në rajonin jugor të Al -Manial, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Së pari ministria lajmëroi se në incident kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 21 të tjerë janë lënduar.
Shpërthimi, gjithashtu shkaktoi edhe zjarr të madh, që në ndërkohë u shua, lajmëruan mediat shtetërore.
Ministria e shëndetësisë kumtoi se pacientët e Qendrës për onkologji janë evakuuar në spitale tjera në mbarë Kajron.
Shpërthimi e dridhi rajonin mes lumit Nil dhe i theu dritaret e qendrës mjekësore, që e vizitojnë pacientët e tërë Egjiptit”, deklaruan dëshmitarët.
Prokurori shtetëror i Egjiptit urdhëroi hetim për incidentin, citoi televizioni shtetëror.