Në këtë ditë, nëntë vite më parë, Darren Bent shënoi kundër Liverpoolit njërin nga golat më të çudtishëm në Premier League. Sunderlandi e mposhti Liverpoolin me rezultat 1-0 para nëntë viteve në kuadër të Premier League, transmeton GazetaMetro. Darren Bent kishte shënuar golin e vetëm për Sunderlandin në atë takim, dhe është një gol që do të mbahet mend gjatë për mënyrë se si përfundoi topi në rrjetë.
Anyone remember this Darren bent 'beach ball' goal? 😃 pic.twitter.com/WfPkRKM1yn
— Arsenal☆ (@20arsenal) October 17, 2018
Një tifoz i Liverpoolit kishte futur në fushë një top të plazhit, të cilit më pas Pepe Reina i pa sherrin. Sulmuesi i Sunderlandit goditi në drejtim të portës së Liverpoolit, por topi i plazhit që ishte në fushë ndryshoi tërësisht drejtimin e goditjes së Bent dhe Pepe Reina nuk pati asnjë gjasë për të bërë ndonjë ndërhyrje. Lojtarët e Liverpoolit më pas protestuan te gjyqtari kryesor Mike Jones, por ky i fundit vendosi që goli të vlente. Në videon e mëposhtme mund ta shihni njërin nga golat më të çuditshëm që është shënuar në Premier League.