Nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 22 të tjerë janë lënduar sot gjatë zjarrit në një qendër për gra të pastreha në kryeqytetin irakian Bagdad, kumtoi policia.
Siç lajmëroi DPA, zjarri shpërtheu gjatë trazirave në qendrën shtetërore për kujdes të grave të pastreha në lagjen veriore bagdadase, Adhamia.
Shkaqet e zjarrit, i cili pas një kohe të shkurtë u shua, tani për tani janë të panjohura.
“Ka filluar hetimi për ndriçimin e rastit dhe për konfirmimin e shkaqeve të zjarrit”, deklaroi përfaqësuesi i policisë irakiane.
Sipas burimeve policore, të cilët kërkuan anonimitet, dy nga viktimat humbën jetën nga plagët nga thika, që i morën gjatë rrahjes e cila filloi në kuzhinën e objektit, derisa shtatë gratë e tjera humbën jetën nga zjarri.
Zjarri, që shpërtheu në kuzhinë, shumë shpejtë u përhapë në tërë objektin dykatësh.