Rio De Zhenejro, 1 korrik – Të paktën nëntë persona e humbën jetën kur një ciklon e goditi pjesën jugore të Brazilit, ku shkaktoi edhe përmbytje.
Sipas përfaqësuesve zyrtar të mbrojtjes civile , të nëntë personat kanë vdekur dje në shtetin federal Santa Katarina, ndërsa dy persona konsiderohen të zhdukur.
Më shumë se 700.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Në shtetin federal Rio Grande de Seul janë evakuuar më shumë se 1.100 njerëz.
Autoritetet paralajmërojnë se era e fuqishme do të vazhdojë të fryjë edhe sot, si dhe se mund të vijë deri në përmbytje në rajonet bregdetare jugore.