Nëntë persona u shpallën të vdekur dhe dy të humbur nga furtuna dhe rrëbeshat e forta të shiut që kapluan të hënën Italinë.
Kryetarja e Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian, njofton Klan Kosova.
Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.
Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Venezia, Trentino dhe disa qytete tjera të Italisë.