Nëntë persona janë arrestuar në një aksion të policisë për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë tubimit të djeshëm publik në Shkup më shumë persona me maska fantome kanë hedhur gurë ndaj kordonit policorë.
“Gjatë tubimit të djeshëm në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit, rreth orës 21:40 , më shumë persona me maska fantomë filluan me hedhjen e gurëve ndaj kordonit policorë, por menjëherë pastaj u tërhoqën në drejtim të ‘Parkut grua’. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike të dhe kryerjes së kontrollit te më shumë persona në disa lokacione në qendrën e Shkupit, janë arrestuar nëntë persona te të cilët janë gjetur mjete piroteknike, boks metali, skalper , maska fantome me filtër dhe sende tjera”, kumtoi MPB-ja.
Kundër personave do të parashtrohen padi përkatëse.