Nëntë milionë denarë mbështetje për 11 kooperativa bujqësore

Shkup, 6 korrik – Njëmbëdhjetë kooperativa sot në Ministrinë e Bujqësisë i morën marrëveshjet për shfrytëzimin e 9,2 milionë denarë mbështetje financiare, me të cilën do të blihen dhjetë traktorë, pesë rimorkio traktori dhe vjelës për pemë.

Mbështetja është edhe për shpenzimet bazë të kooperativave, për angazhimin e personave profesionistë, për pagë mesatare të udhëheqësit,… Viti i parë do të mbulojë 100 për qind të shpenzimeve të pranueshme për paga, me uljen për 20 për qind secilin vit të ardhshëm në periudhën jo më të gjatë se pesë vite.

Në konferencën e organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të kooperativave ishte theksuar se në vend për momentin janë regjistruar 42 kooperativa prej të cilave funksionale janë 40. Pjesa më e madhe janë në sektorët kopshtari dhe pemëtari, ndërsa më pak në blegtori.

Siç theksoi drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Babovski i cili i shpërndau marrëveshjet, me mbështetjen financiare të shtetit për blerjen e mekanizmit të modernizuar, direkt ndikohet ndaj rritjes së rentabilitetit në prodhimtarinë bujqësore, ndërsa kooperativat bëhem më konkurruese, edhe me çmimin edhe me cilësinë.