Nëntë valltare dhe këngëtare, gjashtë nga të cilat shtetase të huaja, tre nga Kosova dhe tre nga Shqipëria, kanë kapur efektivët e policisë nga SPB Kumanovë dhe inspektorët e Inspektoratit tregtar shtetëror dhe Drejtorisë për të ardhura publike, gjatë kontrolli të një objekti hotelierik në fshatin Sllupçan, Komuna Likovë, kumtoi sot SPB Kumanovë.
Kontrolli është zbatuar mbrëmë në periudhën nga ora 23:55 deri në 01:30. Kërcimtaret dhe këngëtaret nuk kanë qetë të paraqitura dhe nuk kanë poseduar leje për punë.
Ato i janë dorëzuar inspektorit për persona të huaja dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme.
Inspektorati tregtar shtetëror ka konstatuar se objekti hotelierik kryen veprimtari pa u regjistruar në regjistrin përkatës dhe pronarit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurove dhe masë ndalese për kryerje të veprimtarisë prej një muaji.