– Falë J. Edgar Hoover, drejtorët e FBI-së janë tani të kufizuar
Hoover mori punën e tij të parë në Departamentin e Drejtësisë në vitin 1917, kur ishte vetëm 22 vjç dhe nga viti 1924 ishte bërë kreu i paraardhëses së FBI-së, Byrosë së Hetimeve. Kur Hoover vdiq në moshën 77 vjeç, ai kishte kaluar 48 vjet – 62 për qind të jetës së tij – në krye të shërbimit të fuqishëm. Drejtorët e FBI tani janë të kufizuar në mandate 10-vjeçare. Njerëzit hiqen nga lista e më të kërkuarve nëse kapen, vdesin ose nëse akuzat kundër tyre bien Fushata e ekspozimit të “10 më të kërkuarve” të FBI nisi në vitin 1950, kur një gazetar i kërkoi agjencisë emrat dhe përshkrimet e “djemve më të këqij” në inventarin e shënjestrave të saj. Artikulli që rezultoi mori aq shumë vëmendje, saqë Hoover vendosi të bënte gjithmonë nxjerrjen e një liste zyrtare. Që nga fillimi i programit, 465 nga 494 kriminelë që kanë arritur në dhjetëshe, janë kapur ose gjetur vendndodhja.
– Byroja Federale e Hetimeve nuk është njohur gjithmonë me atë emër
Kur Prokurori i Përgjithshëm Charles Bonaparte rejrutoi për herë të parë ish-detektivë dhe anëtarë të Shërbimit Sekret për një trupë të re hetuesish federalë në vitin 1908, ai e cilësoi atë si një “forcë agjentësh specialë”. Pasardhësi i Bonaparte, Xhorxh Uickersham e quajti Byronë e Hetimeve një vit më vonë. Në pranverën e vitit 1933, Byroja e Hetimeve u përfshi në Divizionin e Hetimeve të sapo formuar, i cili përfshinte edhe njësinë që zbatoi Prohibicionizmin. Pasi alkooli u bë i lejuar me ligj përsëri, Byroja e Hetimit u bë automatikisht Divizion i Hetimit. Byroja e mori emrin që ka sot në vitin 1935.
– Për Hooverin, gratë nuk lejoheshin
Në vitet 1920, tre gra – Alaska Davidson, Jessie Duckstein dhe Lenore Houston – shërbyen si agjente të FBI-së. Asnjëra nuk u punësua gjatë mandatit të J. Edgar Hooverit, i cili thuhet se kërkoi që të gjithë punonjëset femra të vishnin funde apo fustane dhe i ndaloi të pinin duhan në tryezat e punës. (Një gjë që njerëzve u pëlqente në atë kohë). Menjëherë pas vdekjes së Hooverit në vitin 1972, Akademia e FBI pranoi dy agjente femra në trajnim: Susan Lynn Roley, një togere e Trupave Detare dhe Joanne Pierce, një ish-murgeshë.
– FBI ka kaluar një herë dy vite, duke hetuar një këngë
Gjatë viteve 1960, analistët në laboratorin më të fundit të FBI-së kaluan më shumë se dy vjet duke hetuar tekstet e këngës pop të Kingsmen, “Louie Louie”. Ndërsa thashethemet nuk pushonin, se vargjet e ngatërruara përmbanin gjuhë pornografike, prindërit e shqetësuar u shkruajtën autoriteteve qeveritare duke shprehur zemërimin e tyre. FBI u përgjigj duke i nënshtruar versionet e ndryshme të këngës, në teste rigoroze audio dhe duke prodhuar një raport prej 120 faqesh që arriti në përfundimin se ishte “i pakuptueshëm, me çdo shpejtësi”.
– Byroja kishte një nga njësitë e para të vjedhjes së artit në botë
Pas viteve të studimit të vjedhjeve të veprave të artit, në vitin 2004 FBI krijoi një ekip të ngarkuar me zgjidhjen e këtij lloji të veçantë të krimit. Anëtarët e saj, të cilët mësojnë aftësi të tilla si identifikimi i veprave false, kanë gjetur më shumë se 2.600 sende të vjedhura me vlerë rreth 150 milionë dollarë, nga objekte para-kolumbiane, deri te pikturat e Rembrandt, Picassos dhe Matisses.
– FBI ka gjuhën e vet
Nuk është e habitshme, por FBI ka përdorur historikisht zhargonin e saj, akronime dhe shkurtesa, disa prej të cilave kanë rrjedhur për publikun. Për shembull, “agjentët e tullave” janë hetues që punojnë në rrugë, një “UNSUB” është një subjekt i panjohur, “Bucars” janë automjetet e përdorura nga agjencia dhe “Betty Bureau” i referohet një punonjëseje mbështetëse femër, që ka punuar në FBI përgjatë gjithë karrierës së saj. Ndërkohë, kritikët e Byrosë kanë pseudonimet e tyre për FBI-në; Zyrtarë të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit thuhet se bëjnë shaka se inicialet qëndrojnë për “Famous But Incompetent” (Të famshëm por të paaftë).
– FBI një herë ka hetuar perceptimin jashtëshqisor
Në fund të viteve 1950, FBI shqyrtoi nëse perceptimi jashtëshqisor (ESP) mund të përdoret si mjet i spiunazhit, sipas dosjeve të deklasifikuara nga agjencia në prill të vitit 2011. Një agjent shkroi në një memo: “Nuk ka kufi për vlerën që mund t’i shtohet FBI-së, qasje e plotë dhe e padallueshme në postë, qasje pamore në ndërtesa. Mundësitë janë të pakufizuara”. Në vitin 1960 Byroja u dorëzua pasi nuk gjeti mbështetje shkencore për potencialin e saj.
– Një nga laboratorët më të mëdhenj të krimit në botë, Laboratori i FBI, filloi si shumë i vogël
Në fakt, në vitin 1932 ishte një operacion me një njeri, i vendosur në një dhomë të vetme që u dyfishua si sallë për pirjen e duhanit. Tekniku i tij i vetëm, Agjenti Special Charles Appel, përdorte një mikroskop të huazuar, një pajisje përgjimi dhe kimikate bazike për të analizuar shkrimet e dorës dhe për të shqyrtuar provat e skenës së krimit. Brenda pak vitesh ekspertë të tjerë u bashkuan me ekipin dhe FBI ndërtoi një strukturë të përparuar për ta. Laboratori i FBI-së aktualisht punëson 500 shkencëtarë dhe ofron shërbime mjekoligjore për agjencitë shtetërore, lokale dhe federale.