Shkup, 4 maj – Lëndime të rënda trupore kanë marrë një motoçiklist, një bashkudhëtar i mopedit dhe një udhëtar në autobus në tre nga gjithsej 10 aksidentet rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Gjashtëdhjetë e pesë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një vozitës ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe një vozitës për reshtim jo të rregullt. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë kalimit për këmbësorë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 19 vozitës para se të përfitohen me të drejtën e vozitjes dhe pesë vozitës fillestarë, si dhe 6 automjete të teknikisht të parregulluara dhe 19 të paregjistruara. Janë hasur 94 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e karrotrecit, janë mënjanuar 94 automjete.