Shkup, 2 mars – Një person është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidentet e trafikut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëzetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, një shofer nuk iu ka dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, shtatë shoferë për reshtim të parregullt, një shofer për parakalim të parregullt dhe 12 shoferë të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore.
Nga qarkullimi janë përjashtuar nëntë shoferë para se të pajisen me të drejtën për drejtim të automjetit, dy shoferë fillestarë, tre automjete teknikisht të parregullta dhe shtatë automjete pa regjistrim. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, ndërsa janë gjetur 90 vetura të parkuara në mënyrë joligjore.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë hequr 72 vetura.