Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente rrugore, në të cilat u konstatua dëm material. Policia e trafikut dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 15 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të afatit të lejes së qarkullimit dhe pa patentshofer, si dhe 20 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë kapur edhe 37 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me automjetin special “kaçubet” janë larguar 50 automjete. Në suaza të aksionit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së katërt të SHF “Vlado Tasevski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit.