Nëntë aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, prej të cilave në njërin një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, në dy të tjera është lënduar një person, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.
Nga policia rrugore janë sanksionuar 12 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, dy drejtues nuk kanë respektuar përparësinë e kalimit të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, shtatë drejtues e kanë drejtuar automjetin pas skadimit të patentë shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 11 drejtues të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë hasur edhe 30 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me automjetin special “karrotreci” janë mënjanuar 52 automjete.