Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur nëntë aksidente trafiku, ndërsa gjashtë persona kanë marrë lëndimet të lehta trupore. Janë regjistruar pesë aksidente me dëme materiale. Polica e trafikut ka përjashtuar 18 shoferë nga komunikacioni. Gjashtë prej tyre kanë qenë shoferë fillestarë, ndërsa 12 janë përjashtuar para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 16 automjete të paregjistruara. Në 24 orët e fundit, në mënyrë të parregullt janë parkuar 97 automjete, ndërsa 68 janë marrë nga automjeti i posaçëm. Katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, gjashtë vozitës nuk u kanë dhënë përparësi kalimi kalimtarëve, një është rreshtuar në mënyrë të parregullt, ndërsa dy për tejkalim të parregullt.