Nëntë aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

Shkup, 16 gushtGjatë ditës së djeshme në rajonin e Sektorit për punë të brendshme – Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe është konstatuar se 56 shoferë  kanë ngasur automjetetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 22 shoferë,  prej të cilëve  njëri sepse ka ngasur automjetin  nën ndikim të alkoolit dhe 21 shoferë sepse kanë ngasur  automjetin  ende pa marrë patentë shoferi.

Nga MPB kumtuan se nga komunikacioni  janë përjashtuar edhe 17 automjete, sepse ishin të parregjistruara. Janë sanksionuar shtatë shoferë për shkak të kalimit të udhëkryqiut  në dritë të kuqe,  tre për shkak të mosdhënies përparësi kalimi  këmbësorëvr,  dy për shkak të parkimit të paligjdhëm,  një për shkak të mosmbajtjes të rripit të sigurisë gjatë ngasjes së automjetit dhe tetë shoferë për shkak të përdorimit të celularit gjatë ngasjes së automjetit.

Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 131  urdhëresa pagesore mandatuese.

Ditën e djeshme kanë ndodhur nëntë aksidente  në të cilat  një person ka marrë lëndime të  rënda trupore, ndërsa katër persona  kanë kaluar me  me lëndime më të lehta trupore.