Tetë persona janë lënduar lehtë në pesë prej gjithsej nëntë aksidenteve të evidentuara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e kaluara. Në katër prej aksidenteve është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi sot MPB, gjatë ditës së djeshme janë zbuluar një numër më i madh i shkeljeve dhe janë sanksionuar dy drejtues të cilët nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në udhëkryqe, 13 të cilët kanë qenë pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjete të paregjistruara, tetë të cilat gjatë vozitjes kanë shfrytëzuar celularin, si dhe 54 për automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 73 automjete. Në qendrën sportive “Boris Trajkovski” sonte në orën 20 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian do të zhvillohet ndeshje ndërkombëtare në hendboll midis reprezentacionit të Maqedonisë dhe Islandës.
Për zhvillimin e papenguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv, MPB paralajmëron se do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e komunikacionit dhe rikahëzimin e komunikacionit.