Uashington, 3 janar – Dhoma Përfaqësuese e SHBA-së në seancën e sotme konstituive si kryetare të re e zgjodhi demokraten Nensi Pelosi.
Për zgjedhjen e Pelosit votuan 220 prej 435 kongresistëve në Dhomën e Poshtme të Kongresit amerikan.
y do të jetë mandati i dytë i 78-vjeçares Pelosi në pozitën e njeriut të parë të Dhomës Përfaqësuese, pasi në këtë funksion ishte edhe prej janarit të vitit 2007 deri në janar të vitit 2011.
Deri më tani Pelosi ishte lidere e demokratëve në Dhomën Përfaqësuese.