Shkup, 18 janar – Marrëveshje për implementimin e përvojës austriake në fushën e inovacioneve në mjekësi u nënshkrua sot në Vjenë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Transportit, Inovacioneve dhe Teknologjisë në Austri.
Këtë, pasdite e bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, theksoi se me Marrëveshjen, Ministria e Shëndetësisë afrohet drejt praktikave dhe përvojave evropiane.
Patëm mundësinë që me Ministrinë e Transportit, Inovacioneve dhe Teknologjisë të Austrisë të nënshkruajmë Marrëveshje, që paraqet bazë për zhvillimin e teknologjive moderne dhe inovative në mjekësi dhe afrimin e vendit tonë drejt praktikave më të mira nga Bashkimi Evropian, deklaroi Filipçe.