Prespë, 17 qershor – Në Psarades në territorin grek të Liqenit të Prespës në vijim është nënshkrimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën do t’i jepet fund kontestit 25-vjeçar për emrin.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, së bashku me ndërmjetësin Methju Nimic. Marrëveshja parasheh emër erga omnes për vendin, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në nënshkrimin do të nënshkruajnë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, përfaqësues qeveritarë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Nënshkrimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie dhe në praninë e përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.
Marrëveshja me Greqinë është titulluar “Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shfuqizimin e Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve”.