Shkup, 26 janar – Sot, më 26 Janar 2021, drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal (BZHR), z.Ramiz Rexhepi, nënshkroi “Memorandumin për Mirëkuptim” me znj. Narine Sahakyan, përfaqësuese e përhershme e Programës për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Byroja për Zhvillim Rajonal si institucioni kryesor, implementues i politikës për zhvillim të barabartë rajonal në vend synon të zvogëlojë pabarazitë midis dhe brenda rajoneve duke përmirësuar mirëqenien dhe standardet e jetesës së të njejtëve, duke filluar nga zonat urbane deri në ato rurale, si dhe për të përmirësuar kontributin e tyre në sukseset nacionale dhe në shoqërinë gjithëpërfshirëse.
BZHR-ja dhe UNDP-ja nënshkruan këtë Memorandum, duke pasur parasysh se ata ndajnë një mision të ngjashëm, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të deritanishëm në fushat me interes të përbashkët, si dhe për të përmirësuar efektivitetin e përpjekjeve të tyre për zhvillim.