SHA MEPSO dhe Konsorciumi “Simens dhe Siskon sot në Qeveri do të nënshkruajnë marrëveshje për revitalizim të trafo stacionit 400/110 kilovatësh “Dubrovë, në vlerë prej 4,7 milionë eurosh. Me këtë marrëveshje, e cila do të nënshkruhet nga ana e drejtorit të MEPSO-s, Sasho Vasilevski dhe përfaqësuesit të Konsorciumit “Simens” dhe “Sikson”, Ordan Sërdanoviq në prezencë të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, do të fillojë cikli i ri investues për reavitalizimin e më shumë stacioneve transformatore dhe ndërtimi i shtatë linjave transmetuese në mbarë vendin, në vlerë prej 50 milionë eurosh.