Tiranë, 10 qershor =– Trupi i pajetë i një burri i gjetur në vendin e Shën Gjini afër Ulqinit i përket nënpunësit të lartë të policisë malazeze Rudolf Elezoviq (54), i cili është zhdukur që prej 27 majit.
Autopsia gjithashtu përcaktoi se ai ishte qëlluar në kokë dhjetë ditë më parë, disa ditë pas zhdukjes së tij misterioze në territorin e Shqipërisë.
“Hetimi zbulon se ai u vra diku tjetër dhe trupi i tij u hodh në lumin Buna, ujërat e të cilit u hodhën pranë Shën Gjinit afër Ulqinit, në mënyrë që të humbnin gjurmët e autorëve të veprës”, lajmëruan mediat.
Elezoviq, një ish-shef policie në Ulqin, ishte kreu i sektorit për shkatërrimin e tregtisë së paligjshme të lëndëve narkotike, kohët e fundit disa herë ka kaluar kufirin malazezë-shqiptar, bazuar në marrëveshjet dypalëshe të policisë në mes dy vendeve dhe pas grupeve kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria në vendet evropiane.