Gjykatësja Shushaidah shprehet se disa gra edhe e mbështesin idenë e martesave të dyta, të treta… “Burri duhet të tregojë dhe të dëshmojë se mund të kujdeset për mirëqenien e gruas së tij të parë, si dhe grave që vijnë pas. Ai nuk lejohet të neglizhojë nevojat e asnjërës”
Kritikët e ndërlidhin shpesh të drejtën islamike, të njohur si sheriat, me ndëshkimet e ashpra dhe me sjelljet e ashpra. Por gruas së parë në krye të gjykatës së lartë myslimane në Malajzi i është dhënë mundësi që të mbrojë gratë në shtetin me shumicë myslimane. Gjyqtarja Nenney Shushaidah gjykon deri në pesë gjykime në ditë dhe dëgjon dëshmitë e dëshmitarëve të tetëdhjetë rasteve në javë.
Malajzia praktikon një formë moderne të islamit, por sjelljet konservative kanë shënuar ngritje, sikurse edhe përdorimi i sheriatit për gjykimin e rasteve. Sipas një sistemi dual të drejtësisë – të përzier me të drejtë shekullar edhe islamike, mijëra myslimanë vendosin që çështjet morale dhe të familjes t’i gjykojnë sipas të drejtës së sheriatit. Përderisa jomyslimanëve u është mundësuar që rastet t’i zgjidhin sipas ligjeve shekullare për të njëjtat çështje.
“Çdo rast është kompleks dhe i ndryshëm nga njëri-tjetri”, shpjegon Shushaidah. “Nuk mund të përgjithësoni ligjin islamik dhe të thoni se favorizon burrat dhe i trajton gratë keq… Unë dua ta korrigjoj këtë ide të gabuar”. Të gjithë ata që përfshihen në një martesë poligame duhet të jenë fizikisht të pranishëm në gjykatën e gjykatëses Shushaidah.
“Dua të dëgjoj nga të gjithë, jo vetëm nga burrat”, thotë ajo. “Unë e bëj atë një pikë për të folur me gratë dhe për të kuptuar nëse ata pajtohen dhe kanë një marrëveshje që nuk mund të shkelet nga burri. Është e rëndësishme që ata të bien dakord për atë, sepse nëse unë shoh ndonjë shenjë që thotë ndryshe nga deklaratat, atëherë nuk do të japë leje”, tregon gjykatësja Shushaidah. “Unë jam femër dhe mund të kuptoj se shumica e grave nuk do ta pëlqejnë këtë punë timen, por është e lejuar në Islam dhe gjykatat malajziane kanë miratuar ligje të rrepta për të qeverisur këtë. Një burrë duhet të ketë arsye shumë të forta për të dashur një martesë tjetër”, tha ajo.
Gjykatësja Shushaidah shprehet se disa gra edhe e mbështesin idenë e martesave të dyta, të treta… “Burri duhet të tregojë dhe të dëshmojë se mund të kujdeset për mirëqenien e gruas së tij të parë, si dhe grave që vijnë pas. Ai nuk lejohet të neglizhojë nevojat e asnjërës”. Ajo përmend për shembull, një rast që përfshinte një grua të sëmurë rëndë e që nuk mund të kujdesej më për fëmijët.
“Ajo e donte bashkëshortin e saj dhe donte që unë t’i jepja leje që burri i saj të martohej edhe me një grua të dytë. Dhe, i miratova kërkesën”. Ajo mbron reputacionin e fesë së saj për ligje të rrepta, duke argumentuar se është e aftë për drejtësi. Por kritikët dhe grupet e të drejtave argumentojnë se Sharia shpesh keqpërdoret. “Ne nuk kemi asnjë kundërshtim ndaj ligjit të Sheriatit që nuk diskriminon gratë, njerëzit homoseksualë apo pakicat shoqërore e fetare”, tha për BBC, zëvendësdrejtori i Human Rights Ëatch, Phil Robertson.
“Por problemi me ligjin e Sheriatit në Malajzi është se shumë shpesh bën pikërisht këtë. Feja kurrë nuk është një arsye e pranueshme për të shkelur standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të barazisë dhe mosdiskriminimit”, shprehet Robertson. Për shembull, aktivistët e të drejtave u indinjuan nga kallëzimi i fundit i dy grave malajziane të dënuara për përpjekje për të bërë seks lezbik, ndërsa thonë se ligji i Sheriatit u keqpërdor në këtë rast. Gjykatësja Shushaidah nuk dëshiron ta përmend këtë çështje, por thotë se “mundësia nën ligjin e Sheriatit shërben për të edukuar shkelësit, që të mos përsëriten aktet përsëri”.
Ajo gjithashtu argumenton se Sharia nuk gjykon gjithmonë në favor të burrave. “Ligji ynë ekziston për të mbrojtur të drejtat e grave, ai sheh mirëqenien e tyre dhe mbron jetesën e tyre. Islami i konsideron gratë në pikëpamje të lartë dhe si gjyqtare, ne duhet të kthehemi në mësimet e tij dhe të mbajmë denjësinë duke përdorur Sheriatin”. Shqetësimi i saj më i madh qëndron tek burrat muslimanë që anashkalojnë procedurat e ashpra të Sheriatit duke u martuar jashtë shtetit.
“Ai nuk do të ishte i detyruar të përgjigjet para ligjir malajzian nëse është i martuar jashtë vendit. Disa bashkëshorte në të vërtetë e pranojnë martesën jashtë shtetit për të mbrojtur burrat e tyre, por nuk e kuptojnë se kjo është kundër tyre”, tha ajo. “Ligjet tona të Sheriatit janë për të mbrojtur interesat e grave dhe për t’i mbajtur burrat përgjegjës”, përsërit gjykatësja Shushaidah.
Megjithatë, grupet e grave si ajo “Motrat në Islam” theksuan një “mungesë të rëndë të përfaqësimit femëror” në gjykata dhe një “ndjenjë të fortë të patriarkatit” në sistemin e përgjithshëm. “Konteksti ligjor i Sheriatit në Malajzi jo vetëm që diskriminon në mënyrë selektive gratë, por edhe i shkatërron ato si shkak i imoraliteteve shoqërore”, tha zëdhënësja e “Motrat në Islam”, Majidah Hashim. “Institucionet shtetërore islamike kanë bërë pak për të siguruar që femrat u akordohen drejtësisë. Në të vërtetë, ndjekja e fundit e grave nën ligjin e Sheriatit tregon qartë se zërat e tyre janë të heshtur dhe qasja në drejtësi është shqetësuese”, thotë Majidah Hashim.
Kjo e bën emërimin e gjyqtarit Shushaidah një çështje veçanërisht të rëndësishme. “Po të kthehemi në ditët e mia, shumica e gjyqtarëve të Sheriatit ishin burra që merrnin në pyetje gratë dhe kjo ishte e pakëndshme për motrat tona”, tregon gjykatësja Shushaidah. “Kurrë nuk kam ëndërruar të bëhem gjykatës”, pranon ajo. “Si avokate, nuk e dija nëse mund të merrja një rol të tillë të lartë që merrej me raste të komplikuara dhe si femër, ndjeva dyshim dhe frikë. Ndonjëherë ndjehem e shqetësuar, por unë jam gjykatëse dhe duhet të sigurohem që jam gjithmonë e qartë dhe objektive”.