Bruksel, 27 tetor – Nënkryetari i Komisionit evropian, Margaritis Shinas, në Tuiter kumtoi se është pozitiv me Kovid-19.
“Sapo u njoftova se testi im i caktuar në mënyrë të rregullt për Kovid-19, para Kolexhit të komisarëve, është pozitiv. Prej tani do të jem në vetëizolim, siç është rregulli, qëndroni të sigurt”, shkroi Shinas në Tuiter.
Eurokomisarët testohen për Kovid-19 para çdo takimi të rregullt të Kolexhit, që mbahet zakonisht çdo të mërkurë.