Gazetari Nazim Rashidi i vetmi mbledh partitë shqiptare në një debat. Programi i tij “200”, që do të transmetohet sonte, në Alsat pas lajmeve të darkës, solli së bashku Izet Mexhitin, nënkryetar i BDI-së, Bardhyl Dauti nënkryetar i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi, nënkryetar i Lëvizjes “Besa”, si dhe Agon Ferati, nënkryetar i Lëvizjes për Reforma PDSH. Debati i nënkryetarëve realizohet pasi jo të gjithë krerët e partive kanë pranuar debat të përbashkët. Ky debat deri tani do të jetë i vetmi në nivel partie dhe me profilin më të lartë të mundshëm partiak. Nga përshtypjet e para pas regjistrimit të programit, thuhet se atmosfera mes zyrtarëve të lartë politik ka qenë “e qetë” si para ashtu edhe pas debatit. Por nga video promovuese e programit duket se ka pasur përplot përplasje argumentesh. Rashidi vjen me Programin e ri 200, pas atij të javës tjetër, i cili ishte i vetmi që uli në një tavolinë VMRO-në dhe LSDM-në.