Një nënë (50) dhe biri i saj 17-vjeçar e kanë humbur jetën në zjarrin që ndodhi herët në mëngjes në shtëpinë familjare në Manastir. Arsyeja për zjarrin, sipas informatave fillestare të zjarrfikësve të Manastirit, është instalimi i vjetër elektrik i shtëpisë që ndodhet në rr.”Devejani” nr.115. Ekip i Prokurorisë Themelore Publike – manastir, MPB dhe Shërbimi zjarrfikës kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes. Prokurori publik kompetent dha urdhër për fotografim dhe sigurim të vendit të ngjarjes, si dhe për kryerje të të gjithë ekspertizave të nevojshme në drejtim të konfirmimit të arsyeve për zjarrin. Është dhënë urdhër për autopsi të trupave të gjetur dhe po ndërmerren aksione të tjera të nevojshme për zbardhje të rastit.
Kostadin Popovski, komandant në Njësitin zjarrfikës territorial – Manastir, deklaroi se zjarri është raportuar në mëngjes në orën 4:05. Menjëherë është dërguar ekip me pesë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse, por kur kanë mbërritur zjarri veçmë ka qenë në fazë të zhvilluar dhe e ka përfshirë konstruksionin e çatisë. Popovski apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes që gjatë mbrëmjes në shtëpitë e tyre të mos lënë zjarr të hapur.