Nënë e bijë u gjetën pajetë, flet banorja e pallatit: Kisha disa ditë që nuk i kisha parë

49

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e gruaje dhe një vajze, nënë e bijë tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Një prej banoreve në pallatin ku janë gjetur të vdekura, tha se kishte ditë që nuk i kishte parë.

Sipas gruas, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë.

Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat.

Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë”, tha banorja.

Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa Josifi u gjetën të pajeta mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesën e tyre.

Ndërsa vajza tjetër, Blerta, është në gjendje kritike për jetën në spital. Ato dyshohet të jenë vetëflijuar.

Ato ishin dëshmitare të Jehovait dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës.

Comments are closed.