Xhakartë, 22 prill – Nëndetësen të cilën anije të marinës indoneziane dhe sot e kërkojnë, me siguri është përmbytur shumë thellë që të nxirret, që do të thotë se mundësitë për mbijetesë të ekuipazhit 53 anëtarësh janë të vogla.
Sipas mediave lokale, autoritetet kanë bërë të ditur se nëndetësja do të mbetet pa oksigjen deri të shtunën në mëngjes.
Në momentin kur u zhduk, nëndetësja kishte marrë pjesë në stërvitje.
Persona zyrtarë paraqitën njollë nafte në afërsitë vendit ku ajo për herë të fundit është zhytur rreth 96 kilometra në veri të ishullit Bali. Marina beson se nëndetësja është zhdukur në një thellësi prej 600 deri 700 metra.
Ndërkohë, presidenti indonezian Xhoko Vidodo tha se ka urdhëruar kërkim “optimal” dhe të bëhen përpjekje maksimale që të shpëtohet nëndetësja.