Një nënë nga Miçigani ka zbuluar diçka të frikshme në ditarin e vajzës së saj 12 vjeçe. E mitura shkruante se ishte përdhunuar nga një djalë disa vite më i madh se ai në moshë. Taylor James Dusen, 18 vjeç, nga Miçigani u akuzua për përdhunimin e të miturës dhe ka dalë përpara autoriteteve; ku dhe u deklarua fajtor. I riu e kishte njohur vajzën në vitin 2016 nëpërmjet një miku të përbashkët. Prokuroria e qarkut zbuloi se sulmi seksual kishte ndodhur në Mars të vitit 2017 në shtëpinë e viktimës. Për adoleshentin është kërkuar nga prokuroria një dënim nga 5 deri në 25 vjet burg.