Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, kur një nënë 8 muajshe shtatzënë ka vrarë aksidentalisht me armë foshnjën e sa saj, duke e qëlluar në kokë. Mediat turke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrethin Akyazi të Sakaryës. Gruaja përfundoi në spital duke iu nënshtruar një operacioni. 34 vjeçarja me iniciale G.K, po hiqte armën nga brezi i bashkëshortit të saj, duke e shkrepur aksidentalisht. Pas ndërhyrjes, Spitali i Trajnimit dhe Kërkimeve të Universitetit Sakarya, tha se gruaja ishte shtatzënë për 8 muaj dhe se plumbi kishte goditur foshnjën në barkun e nënës duke gjetur vdekjen.