Askush nuk ka mundur të ndalë atleten Jaime Sloan gjatë një gare, as nevoja për të ushqyer me gji fëmijën e saj. Gjatë garës “Ironman 70.3 Arizona”, ajo ka rënë në sy jo për kohën që ka realizuar (6h12’44”) se sa për gjestin që ka bërë gjatë këtij eventi. Në një moment të garës, nëna që është edhe pilote e Forcave Ajrore të ushtrisë amerikane, ka marrë një aparat që thith qumështin e gjirit, për të përgatitur biberonin dhe për të ushqyer fëmijën e saj 8-muajsh.
“Kisha planifikuar që të ndalja dhe të kryeja këtë veprim, por pashë që po bëja një garë të mirë, ndaj vendosa që të tërheq qumështin nga gjiri në momentin që vrapoja. Pata frika se mos më skualifikonin për shkak të “nudizmit”, pasi nxora gjoksin, por u përpoqa që ta mbuloja atë dhe të evitoja pakënaqësi. Dy burra mu afruan gjatë garës dhe më pyetën mos kisha nevojë për ndihmë, por kur panë aparatin e qumështit më përshëndetën”, tha 34-vjeçarja Sloan pas garës.
“Shpresoj që ky gjest i imi të inkurajojë edhe gratë e tjera dhe shumë nëna, që janë të zëna me punë. Nuk ka rëndësi sa të ngarkuara jeni, kur vendosni një objektiv jini të bindura se do ta arrini atë në çdo mënyrë”, tha më tej Jaime Sloan, që u vlerësua nga të gjithë për këtë veprim.