Një foshnjeje të sapolindur iu vu nofka “alieni” pasi lindi me një sëmundje tmerrësisht të rrallë. 35-vjeçarja Khalida Begum lindi të hënën foshnjën e saj me një pamje të pazakontë dhe mbeti e shokuar. Ajo refuzon ta ushqejë atë me gji. Doktorët në Indi e kanë diagnostikuar atë me sëmundjen e quajtur Harlequin Ichthyosis, e cila e bën të duket i deformuar. Mamaja e 4 fëmijëve, nga Kathihar, Bihar, Indi kur e pa për herë të parë foshnjën kërkoi t’ia hiqnin nga sytë. “Pjesë të ndryshme të trupit të tij nuk janë zhvilluar akoma. Kur e pashë për herë të parë u shokova sepse kishte një pamje prej alieni. Nuk po u besoja syve dhe u mërzita aq shumë sa kërkova të mos e shihja më”, u shpjegoi ajo gazetarëve. Fatmirësisht, disa orë më vonë ajo filloi t’i jepte gji fëmijës. Që në momentin kur lindi, banorët e fshatit kanë filluar ta vizitojnë shpesh shtëpinë e foshnjës pasi besojnë se ai është mishërimi i perëndisë hindu të majmunëve të quajtur Hanuman.