Nëna punoi dy torte që ngjajnë shumë me vajzat e saj binjake (Video)

Lara Mason nga Britania e Madhe, kishte dilema të mëdha, se çfarë torte të punonte për ditëlindjen e parë të vajzave të saj Lila dhe Lily.

Megjithëse është profesioniste, nuk dinte se çfarë do të ishte më e veçantë dhe të përshtatej sa më shumë me të dyja, transmeton Telegrafi.

“Pse të mos i befasoja mysafirët, të cilët do mendonin se i kam katër të bija”, ka thënë me mahi Maison.

Pas një përkushtimi të gjatë, ajo ia ka dalë të krijoi dy ëmbëlsira që janë shumë të ngjashme me binjaket e saj.

Videoja që është postuar në internet, është pëlqyer në masë të madhe, ndërsa ka pasur kërkesa për torta të ngjashme për ditëlindjen e fëmijëve. /Telegrafi/