Një nënë me zemër të thyer ka dashur që asnjë nga të rinjtë e tjerë aty jashtë të mos kenë të njëjtin fat si vajza e saj 16 vjeçare. Kerry Robinson ka ndarë foto të vajzës Leah për të treguar efektet e ekstazisë, në mënyrë që askujt të mos i shkojë në mendje ta konsumojë. Leah ra në koma pasi konsumoi një nga këto pilula në një festë, një ditë pas Krishtlindjes. Kjo foto vjen 21 vjet pasi një tjetër vajzë me emrin Leah humbi jetën në vitin 1995 nga e njëjta drogë. Duke shkruar në Facebook, zonja Robinson tha: “Kam postuar fotot në mënyrë që të rinjtë e tjerë t’i shohin dhe të sensibilizohen duke u menduar mirë para se të përdorin këto pilula. Ajo pësoi hipotermi, por mund të them se ajo ishte me fat që arritëm ta kapnim në kohë. Unë vetëm shpresoj se të rinjtë e tjerë pas kësaj të mendohen dy herë përpara se të ndërmarrin një veprim të tillë”. Ajo shtoi me tej se edhe dy të rinj të tjerë kishin ardhur pas tyre në spital të cilët kishin pësuar të njëjtën gjë si vajza e saj pasi kishin konsumuar të tilla pilula.