Nëna mbyt djalin dhe e fsheh kufomën në garazhin e fqinjit. Ja çfarë e shtyu të ndërmerrte aktin e rëndë

115

Një nënë që dukej si prind i përsosur, ka mbytur djalin e saj 11 vjeçar, pasi ishte lodhur nga përdorimi i tepërt i telefonit, nga ana e femijes, deri ne oret e vona.

Policia në Brazil, ka publikuar një raport, ku akuzon Alexandra Dougokenskin, për vrasjen e djalit të saj, Rafael.

Raportohet se gruaja fillimisht nuk e ka pranuar krimin dhe e deklaroi djalin të humbur tek autoritetet, madje u shfaq aq e prekur emocionalisht, sa që shkroi një poezi për të dhe ia dedikoi me anë të një video në rrjetet sociale.

Por pas insistimit të hetuesve, Alexandra ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të vogëlushit.

Trupi i djalit u gjet në 25 maj në një kuti të madhe kartoni në garazhin e shtëpisë së një fqinji vetëm pesë metra larg shtëpisë së familjes.

Comments are closed.