Nëna e Zaniolos e ka zbuluar se Ronaldo është idhulli i italianit dhe se të mërkurën mbrëma është gëzuar kur Cristiano i ka shënuar gol Ajaxit në Champions League. Ai rriti edhe më shumë spekulimet për një kalim të mundshëm të Nicolos te “Zonja e Vjetër”. Nëna e talentit të Romës, Nicolo Zaniolo, ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të 19-vjeçarit te Juventusi, raporton “Calciomercato.com”
Zaniolo ka shkëlqyer këtë edicion edhe pse Roma po kalon nëpër sezon zhgënjyes. Në 22 paraqitje në ligë, italiani ka shënuar katër herë dhe ka asistuar dy herë. Në një intervistë për radio Rai, nëna e tij ka folur për interesimin e Juventusit.Ajo ka thënë: “E ardhmja e Nicolòs? Duhet të bëj çfarë e bën atë të lumtur, dua vetëm që ai të jetë mirë”.
“Ende nuk po e besojmë se kjo që po përjeton është e vërtetë, nuk jemi duke e kuptuar se çfarë vlere ka kartoni i tij. 60 milionë janë shumë, por ai është Nicolò si gjithmonë. Lojtari favorit i tij është Totti, tani edhe Cristiano Ronaldo. Dje e pash ndeshjen Ajax-Juve me Nicolòn… ai u lëshua ‘Mamma mia çfarë goli, gol!’ kur CR7 shënoi”.