Koronavirusi ka ‘pushtuar’ edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po marrin tani masa urgjente për t’u mbrojtur nga kjo pandemi. Fatkeqësisht, virusi kinez ka prekur edhe familjen e basketbollistit të Minessotas, Carl Anthony Towns, shkruan Zëri.info, transmeton gazeta KOHA.
Nëna e tij, Jacqueline Cruz është në gjendje kome pasi është rezultuar pozitiv për koronavirus. Towns e ka ndarë këtë lajm në një fjalim gjashtë minutësh në rrjetet sociale.
“Ajo po përkeqësohej, gjendja e saj nuk po përmirësohej. Temperatura e saj po binte, kështu që nuk ishte mirë”, tha Towns. “Nëna ime është gruaja më e fortë që unë njoh. Ajo do ta fitojë këtë sfidë”, shtoi ai.