Veronique Rabiot, nëna dhe agjentja e mesfushorit Adrien Rabiot ka dy kushte për PSG-në që djali i saj të vazhdojë kontratën me klubin francez. Adrien Rabiot nuk është i lumtur me pozitën e tij si mesfushor defanziv në PSG dhe dëshiron që trajneri Unai Emery t’ia ndërrojë pozitën, shkruan Albeu.com. Ky në fakt është njëri nga dy kushtet që nënë e tij, Veronique i ka vënë PSG-së, nëse dëshirojnë që djali i saj të vazhdojë kontratën.
Sipas L’Equipe, kushti i dytë është që PSG të transferojë një mesfushor defanziv, i cili do të luante në vend të Thiago Mottas. Rabiot dëshiron të ketë më shumë hapësirë në fushë dhe të jetë më i lirë në kundërsulme, në vend që të kthehet në mbrojtje. Kontrata aktuale e Rabiot me PSG skadon në vitin 2019, dhe të dyja palët nuk kanë hapur bisedimet për kontratën e re.