Shkup, 9 prill – Nëna e një foshnje katër muajshe nga Koçani që testoi pozitive për koronavirus u testua në 8 prill dhe rezultati i saj është negativ për virusin. Ajo ishte shtruar në spital së bashku me foshnjën e saj në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, njoftoi sonte Ministria e shëndetësisë.
Sipas informacioneve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, foshnja katër muajshe nga Koçani ishte testuar në KOVID-19, më 6 prill dhe rezultatet ishin gati në 7 prill.
Për këtë rast, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp në të cilën, sipas të dhënave të marra nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, ai informoi se foshnja është në gjendje të qëndrueshme, pa nevojë për mbështetje të frymëmarrjes dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme pediatrike.
Ministria e Shëndetësisë thotë se janë në pritje të rezultateve të babait, i cili u testua në 8 prill.(koha.mk)