Një vajzë 13-vjeçe është rrëmbyer pasditen e sotme në kryeqytet rreth orës 17:00.
Sipas policisë, në rrugën “Ndre mjeda” te zona e ‘Ish-parkut të Autobusëve’ dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë jashtë dëshirës në automjet me forcë 13-vjeçaren duke u larguar me shpejtësi.
Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla së bashku me të motrën dhe sapo kishte zbritur nga autobusi kur u rrëmbye poshtë pallatit ku banonte nga një makinë tip ‘Fiat’ me ngjyrë të kuqe.
Vajza që është rrëmbyer është me inicialet S.B. me diabet tipit 1 dhe është me përdorim insuline 4 herë në ditë. Denoncimi është bërë nga motra e 13-vjeçares. Policia thotë se është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit.
Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se nëna e vajzës kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.
Nëna deklaron se vajza e rrëmbyer është me diabet dhe duhet të bënte në darkë insulinën. Ajo tha se vajza tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.