Nëna e 12 fëmijëve thotë se është e varur nga bebet (FOTO)

1 661

Cheryl Prudham nga Britania e Madhe, që është nënë e 12 fëmijëve, dëshiron sërish të mbetet shtatzënë meqë pretendon se është e varur nga bebet. Gruaja 34-vjeçare, e cila përfiton afro 60 mijë euro në vit për familjen e saj, po kërkon një donator që të kryejë ngjizje artificiale, sepse nuk do që të jetë në lidhje, transmeton Telegrafi. Madje, ajo këmbëngul që nuk ka pasur asnjë shtatzënësi të padëshiruar dhe të gjitha i ka bërë me vetëdije, sepse e do procesin deri në lindje dhe të rrisë fëmijën. “E kam ëndërr që ta mbaj në duar një të sapolindur, në ditët e para të jetës së tij. Po ashtu më pëlqen se si ndihem kur jam shtatzënë, me të gjitha problemet dhe komplikimet nëpër të cilat duhet kaluar”, ka thënë Prudham lidhur me rastin. Pasi ishte ndarë nga babai i gjashtë fëmijëve të parë, ka mbetur shtatzënë me burra të ndryshëm që ishte në lidhje. “Askush nuk më dëshiron me tërë këta fëmijë, kurse unë e kam problem t’ia besoj dikujt”, ka shtuar ajo, duke dashur të qëndrojë gjithmonë beqare. Herën e parë kur ishte bërë nënë, ishte një e pastrehë që ndonjëherë jetonte në hostele në Kent, kurse tani e ka pronën e saj në Lancanshire. Mirëpo, kjo po i kushton shumë shtetit, meqë taksat e qytetarëve po shkojnë te një grua që nuk mund të kujdeset për rritjen e familjes dhe i duhet ndihma.

Comments are closed.