Të gjithë kanë limitet e tyre. Edhe 33-vjeçarja Britni Church nga Arkansas, Kansas, e cila ishte vetëm 16 vjeçe kur lindi fëmijën e saj të parë në 2004. Më pas ajo lindi 3 fëmijë të tjerë në periudhën e moshës 17-19 vjeçe. Në të 20-at lindi 4 të tjerë si dhe trinjakë kur ishte 30 vjeçe. Dy vjet më vonë, Britni lindi edhe një fëmijë tjetër duke arritur kështu në 12, që do të thotë se për 17 vite të jetës së saj, ajo ka qenë shtatzënë. Tani, ajo thotë për “Today” se nuk do të bëjë më fëmijë, por bashkëshorti i saj kundërshton. “I kam dhënë fund”, thotë Britni, por Chris është i gatshëm për më shumë. Çifti ka 6 fëmijë së bashku, të moshave nga 7 vjeç deri në 11 muajsh.
Britni ka edhe 6 fëmijë të tjerë nga dy marrëdhënie të mëparshme. Më i madhi është 17 vjeç dhe më i vogli 10. Para se të njihte partnerin aktual, Chris, Britni i rriti fëmijët si nënë beqare për tre vjet.
Në total, Britni ka kaluar 98 muaj në shtatzëni, pra 11 vjet. Të gjithë fëmijët kanë ardhur në jetë me lindje natyrale, përveç trinjakëve. 32-vjeçarja poston gjithçka nga jeta familjare në Tik Tok ku ndiqet nga 1.8 milionë njerëz. Ajo shprehet se kur bëhet fjalë për familje të mëdha, janë të interesuar për të ditur gjithçka, nga pazaret, përgatitja e mëngjesit, makinat e çfarëdo. Shumë prej komentuesve habiten nga stili i jetesës, të tjerë e akuzojnë se ka lindur shumë fëmijë, madje disa prej tyre shkojnë aq larg sa t’i thonë se ajo ka kontribuar në mbipopullim. Megjithatë, Britni, përtej komenteve të tilla, shprehet se familja e saj është e lumtur dhe e bashkuar.