Shkupi, 28 tetor – Sonte, në natën e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit SkupiFest (ora 20.00) në skenën e Qendrës Kulturore Rinore do të ngjitet pjesa teatrale “Nëna dhe i biri”, një produksion i M.A.M Foundation nga Tirana, Shqipëri.
Me regji nga Dino Mustafiq dhe bazuar në veprën e shkruar nga Jon Fosse kjo pjesë teatrale rrëfen dramën e ndarjes së një familje, të nënës dhe të birit që takohen pas 20 vjetësh.
Dy shpirtra të vetmuar që përmes bisedave dhe heshtjes ata përpiqen që t’ a kthejnë kohën e humbur.
Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Ema Andrea, Matia Llupa dhe Jonatan Verkuj. Skenografia është realizuar nga Klod Dedja, ndërsa kostumet nga Blerina Kokona. (koha.mk)